LAJMI I FUNDIT:

Beckham do ta dhurojë rrogën e PSG-së për bamirësi

Beckham do ta dhurojë rrogën e PSG-së për bamirësi

Transferi i ri i Paris Saint-Germain, David Beckham, ka bërë të ditur se paratë që do t’i fitojë nga pagesa që do t’i bëjë klubi i tij i ri do t’i dhurojë për bamirësi.

“Jam i entuziazmuar, është diçka për të cilën kemi punuar qe një kohë dhe kemi biseduar”.

“Unë kam shumë përvojë, kam fituar trofe gjatë karrierës sime dhe kam luajtur me klubet më të mëdha dhe më të mira”.


“Njëra nga arsyet që doja të vij në Paris ishte se vendosëm për diçka shumë unike për kohën që do të jem këtu. Nuk do ta marr rrogën. Rroga ime do t’i shkojë një organizate bamirëse lokale”, ka deklaruar 37-vjeçari. /Telegrafi/