LAJMI I FUNDIT:

“Bechtel Enka” shkatërron rrugët e Kosovës (Foto)

“Bechtel Enka” shkatërron rrugët e Kosovës (Foto)

Kompania “Bechtel Enka” që ka marr miliona euro nga shteti për ndërtim të autostradave, po shkatërron rrugët e Kosovës me makinerinë e vetë.

Dëmet që po bënë kjo kompani amerikane po rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.


Kamionët e “Bechtel Enka” e ka shkatërruar tërësisht edhe rrugën Duraj-Doganaj ( rruga kryesore Doganaj-Shtrrpcë-Brezovicë).

Këtë rast, pronari i N.T.P Muja me seli ne Duraj, në emër të bizneseve të kësaj ane, ka vendosur që ta çoj në Komunën e Kaçanikut, duke kërkuar që të merren masa ndaj kompanisë “Bechtel Enka”.

Gazeta Fjala ka siguruar peticionin e plotë që e kanë nënshkruar dhjetëra kompani. /Gazeta Fjala/. /Telegrafi/