LAJMI I FUNDIT:

Bebja nuk duhet të pastrohet menjëherë pas lindjes

Bebja nuk duhet të pastrohet menjëherë pas lindjes

Nëna të tinejxherëve, rikujtoni ditën e lumtur kur djali apo vajza juaj kishte lindur: menjëherë pas lindjes doktorët ua kanë marrë të porsalindurin. Ka qenë e pritur që bebja të pastrohet. Por, ekspertët tani thonë se ka disa dëshmi të cilat sugjerojnë se prindërit duhet të presin pak më gjatë para se ta pastrojnë beben – të paktën 24 orë, ose më shumë

Reklama

“Është e rëndësishme të mbani mend se bebet lindin të pastra”, shpjegon Dr. Ira Jaffe.

“Mënyra se si janë dizajnuar të vinë në këtë botë, është mënyra se si duhet të vinë”.

Bebet lindin të mbuluara me një substancë të bardhë, për të cilën mendohet se është mirë të pastrohet sa më parë. Por kjo substancë, e quajtur verniks caseosa, mund të jetë fitimprurëse nëse e lini më gjatë, transmeton Telegrafi.

Një studim i vitit 2004 tregon se verniksi ia shton një shtresë mbrojtëse lëkurës, gjë që e bën atë më të butë dhe e mbron sistemin e imunitetit. Veç kësaj, verniksi dhe lëngu amniotik përmbajnë peptide antimikrobiale të cilat e ruajnë beben nga bakteret dhe kërpudhat. Një artikull tjetër i publikuar në një revistë shkencore tregon se edhe pneumonia me meningjit janë mes sëmundjeve të cilat ky agjent i mban larg.

Përderisa ende nuk dihet se kur është koha e duhur për ta pastruar beben, vonimi i këtij procesi do të fillojë të praktikohet nga shumica e grave që dëgjojnë për këtë. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Katër modele fustanesh që do t'i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Keshilla Modë
Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Për shkak të saj, burrat divorcohen dhe prishin familjen: Ajo joshi dashnorin 16 vite më të ri, të cilit dikur ia ndërronte pelenat

Psikoprofil
Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Pesë rregullat e modës për zonjat më të shëndosha

Keshilla Modë
Si të përdorni shallin për të mbajtur fëmijën: Shumë nëna janë të hutuara - shikoni se si ta bëni atë në vetëm një minutë

Si të përdorni shallin për të mbajtur fëmijën: Shumë nëna janë të hutuara - shikoni se si ta bëni atë në vetëm një minutë

Për nënat
Mendoni që ngjyra e flokëve dhe forma e fytyrës nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën? E pra, gaboheni!

Mendoni që ngjyra e flokëve dhe forma e fytyrës nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën? E pra, gaboheni!

Këshilla Estetike
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori