LAJMI I FUNDIT:

Bebet që nga muaji i gjashtë kuptojmë mirë atë që u flasin prindërit

Bebet që nga muaji i gjashtë kuptojmë mirë atë që u flasin prindërit

Për të testuar shkathtësinë e kuptimit të fjalëve te një grup i bebeve, shkencëtarët i kanë xhiruar derisa në monitorë të kompjuterëve u janë treguar fotografitë duke u theksuar me atë rast emrat e objekteve të treguara

Kanë vërejtur që fëmijët e moshës midis gjashtë dhe nëntë muaj me sy kanë kërkuar veturën, këmbën apo mollën në kompjuter pasi që u është bërë pyetja: “Ku është vetura?… këmba?… molla?


Profesoresha Elika Bergelson e Universitetit Duke, udhëheqëse e hulumtimit të ri ka treguar që bebet kuptojnë edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

U janë treguar disa fotografi në të cilat kanë qenë të lidhura objektet dhe disa në të cilat ato nuk kanë pasur lidhje.

Në një prej fotografive janë treguar dora dhe këmba, ndërkaq në tjetrën këmba dhe gota me qumësht.

Kur janë theksuar emrat e objekteve është treguar që bebet kanë kaluar më shumë kohë duke kërkuar lidhjen në fotografi në të cilat kanë enë objektet e palidhura.

Shkencëtarët kanë shpjeguar që fëmijët me shikime kanë bërë me dije që “këmba dhe dora” janë të ngjashme dhe objektet e lidhura nga “këmba dhe gota me qumësht” dhe që pas gurgurimes fshihet mendja e kthjellët dhe e mprehtë.

Bergelson konsideron që bebja gjashtëmuajshe kupton pothuajse gjithë vokabularin me të cilin u drejtohen prindërit.

Prindërve u ka dhënë porosi që të bisedojnë me fëmijët e tyre, sepse bebja kupton çdo gjë që u thonë, ndërkaq në moshën e rritur do të kenë shkathtësi më të mira gjuhësore. /Telegrafi/