LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit, ndërsa publikon të tjera fotografi nga skenat provokuese të klipit më të fundit

Bebe Rexha tregon linjat e kolme të trupit, ndërsa publikon të tjera fotografi nga skenat provokuese të klipit më të fundit

Bebe Rexha i ka argëtuar 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën teksa ka shpërndarë një postim të ri.

Këngëtarja dhe kantautorja 33-vjeçare ka publikuar një video ku shfaqen pamjet nga prapaskenat nga klipi i saj i fundit, shkruan DailyMail.

E titulluar “Heart Wants What It Wants”, Bebe Rexha solli për ndjekësit një këngë dhe klip të frymëzuar nga vitet ’70.


Klipi i këngës e shfaq artisten me një kostume transparent me një xhaketë të bardhë me pupla.

Bebe Rexha: Unë u rrita me prindër emigrantë në Amerikë, dëgjonim muzikë shqiptare në shtëpi
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Unë u rrita me prindër emigrantë në Amerikë, dëgjonim muzikë shqiptare në shtëpi

Rexha, e cila u pa në ‘Grammy Awards’ javë më parë, shkroi në mbishkrimin e videos: “Prapaskenat nga ‘Heart Wants What it Wants’”.

Rexha fillimisht publikoi klipin më 17 shkurt, i cili u prit mirë nga fansat e muzikës së saj.

Në postimin e së martës, ylli i muzikës pop tregoi pamjet nga prapaskenat e klipit të saj të ri me skena provokuese.

'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar
Lexo po ashtu 'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Bukuroshja, e cila është përgjegjëse për hitet si “In the Name of Love” dhe “Meant to Be”, u shfaq e veshur me kostumin transparent ndërsa lëvizte me kërcimtarë rezervë.

Duke luajtur me pamjen, ajo kishte një paruke të gjatë, të rrjedhshme me një pjesë të thellë anësore dhe valë të thella kaskadë.

Rexha kishte vendosur një palë me vathë të mëdhenj, të varur me llambadar, të mbuluar me gurë vezullues.

Artistja e muzikës dukej si një mbretëreshë e diskos teksa nxirrte në pah linjat e saj të trupit.

Ndërsa merrte pjesë në ‘Grammy Awards 2023’, Rexha ngacmoi fansat me prononcimin se shumë shpejt do të kishte muzikë të re nga ajo.

“Kam muzikë të re që po e publikoj në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha për Revistën People teksa po ecte në tapetin e kuq në atë kohë.

Bebe Rexha po përgatitet për një turne të afërt të quajtur “Best F*n Night Of My Life Tour”, i cili do të zgjasë nga 31 maji deri më 1 korrik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori