Bebe Rexha largoi disa fansa nga koncerti pasi tentuan t'i hidhnin sërish gjësende në skenë

Bebe Rexha nuk është e interesuar që historia të përsëritet.
Ylli i muzikës pop dyshohet se i kishte larguar disa fansa nga një koncert gjatë fundjavës pasi thuhet se i hodhën objekte në skenë.
Ngjarja vjen një vit pasi këngëtarja e "I'm Good (Blue)" u godit rëndë nga një fans që i hodhi telefonin në fytyrë.

Të shtunën, Rexha doli në skenë në shfaqjen e ditëve argëtuese verore të 'Titletown District' në Green Bay, Wisconsin.

Pamjet e performancës të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se Rexha qorton një fanse që dyshohet se ka hedhur një objekt drejt saj.
@donavanrose Let’s STOP throwing things at concerts, it really is THAT simple #beberexha #beberexhaconcert #greenbay #titletown #concertetiquette #throwingthings #outofhand
Biondes iu desh që të ndalonte performancën dy herë për t'ia tërhequr vërejtjen fansave që po gjuanin me sende.
Një person gjithashtu u shoqërua nga policia në lidhje me këtë.

Në qershor 2023, artistja shqiptare u godit rëndë nga një fans me telefon, i cili ia kishte lënë syrin e nxirë për një kohë. /Telegrafi/
@donavanrose #beberexha was more than good she was INCREDIBLE! #imgoodyeahimfeelingalright #imgoodblue #beberexhaconcert #greenbay #beberexhafan #titletown #concert

















































