Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk e ka shumë të madh numrin e shqiptarëve që ndjek në rrjetin social Instagram.

Përveç familjarëve të saj, 31-vjeçarja ndjek edhe disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri.


E në listën e personazheve që ndjek, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka shtuar së fundmi edhe një reper të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm nga Shqipëria, Noizyn, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

beb1

Po të shikosh me vëmendje, këngëtarja me renome botërore ka shtuar së fundmi Noizyn në listën e personave që ndjek në Instagram.

Mesa duket, Rexha ka pasur rastin të njihet sado pak me reputacionin e reperit dhe sukseset e tij të shumta në tregun vendor.

beberexha 128806792 791147208110223 5694908760793918500 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përveç Noizyt, Bebe Rexha ndjek edhe këngëtarët shqiptarë: Rita Ora, Dua Lipa, Avfa Max, Enca Haxhia dhe Seven Saraqi. /Telegrafi/