eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Better Mistakes”.

Ajo ka bërë të ditur se më 7 maj do ta publikojë të plotë këtë album, teksa tashmë ka publikuar me klipe disa prej këngëve të tij.


Duke qenë në finalizim të këtij projekti kaq të rëndësishëm të karrierës së saj, Rexha po kujdeset që të jetë mjaft prezentë edhe në media për ta promovuar albumin e dytë në karrierën e saj.

lofficielindia 174647618 477816803639528 6813691767049302939 n

Së fundmi, 30-vjeçarja ka pozuar për revistën e famshme “L'Officiel India”, ku ka dhënë edhe një intervistë të gjatë, duke folur për jetën dhe karrierën e saj.

lofficielindia 175127340 2582398365398139 4799457232077984359 n

Ajo është shfaqur tejet tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste, duke pozuar me një pallto të errët dhe me pamje ne saj të re prej biondeje me baluke.

Ka qenë vet revista e famshme indiane ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram numrin e ri të kopertinës, ku në faqe të parë ndodhet artistja shqiptare.

“Senzacioni amerikan i muzikës pop. Një emër që bën jehonë të dashuruarve të muzikës pop, R&B dhe hip-hopit, Bebe Rexha, sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim! Një këngëtare dhe tekstshkruese super e talentuar amerikane; ajo ka fituar çmime të panumërta për muzikën e saj, duke përfshirë një nominim në Grammy! Për të mësuar më shumë, kap edicionin tonë të ardhshëm”, ka njoftuar “L'Officiel India” në postimin e saj.

Bebe Rexha ndërkohë ka vetëm një javë që publikoi klipin e baladës së saj më të re “Sabotage”, e cila gjithashtu është pjesë e albumit. /Telegrafi/

lofficielindia 175578613 460329055196615 1065902052203429027 n Bebe Rexha pozon për "L'Officiel India" (Foto: L'Officiel India/Instagram)