LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj publikon këngën “Faj” dedikuar Donaldit: Tani mund të dëgjoni anën time të historisë

Beatrix Ramosaj publikon këngën “Faj” dedikuar Donaldit: Tani mund të dëgjoni anën time të historisë
Foto: Top Channel

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar këto javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, bëri që ajo të përballet edhe me paragjykime, nga ata fansa që Donaldin e shihnin të përkryer si partner të ish-të dashurës, prezantueses Bora Zemani.

Sido që të jetë, pas daljes Ramosaj ka reflektuar dhe ka parë se si është parë lidhja e saj me Donaldin nga jashtë, duke bërë Ditë më parë një rrëfim emocional në rrjetet sociale.


Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: Top Channel)

Ndërkohë, në të njëjtën kohë ajo duket se ka përgatitur edhe një këngë të re, e cila i dedikohet tërësisht aventurës së Big Brother VIP dhe në veçanti lidhjes me aktorin.

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për herë të parë pas daljes nga BBV: Tani e shoh si është parë lidhja me Donaldin nga jashtë
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj thyen heshtjen për herë të parë pas daljes nga BBV: Tani e shoh si është parë lidhja me Donaldin nga jashtë

“Faj” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike në sensin e baladës dhe është shkruar nga vet ajo dhe Albani.

Beatrix publikoi një pjesë të këngës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Tani mund të dëgjoni anën time të historisë”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm me audio dhe tekst, gjersa për orkestrimin është kujdesur producenti Marko Polo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Magazina
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti i drejtohet nga shtëpia G Banit: Shpresoj që e ke babanë mirë, çdo gjë e kalon me ndihmën e Zotit

Gjesti i drejtohet nga shtëpia G Banit: Shpresoj që e ke babanë mirë, çdo gjë e kalon me ndihmën e Zotit

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Kalo në kategori