LAJMI I FUNDIT:

BB: Mbetemi partner strategjik i Maqedonisë

BB: Mbetemi partner strategjik i Maqedonisë

Banka Botërore (BB) përmes një njoftimi thekson se i vazhdon të gjithë aktivitetet e saj në Maqedoni dhe së bashku me vendin punon në krijimin e standardit më të mirë jetësor të të gjithë qytetarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Që nga viti 1994 Banka botërore është partner i fuqishëm i Maqedonisë, që së bashku me vendin punon në krijimin e standardeve më të mira jetësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe i përkrah aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj periudhe, Banka botërore ka siguruar ndihmë teknike dhe ka financuar 63 projekte në Maqedoni në vlerë prej mbi 2 milionë dollarë. Banka botërore i vazhdon aktivitetet në Maqedoni, duke punuar së bashku me qeverinë aktuale teknike në suaza të mandatit të saj, thuhet në njoftimin e BB.


Në të shtohet që portofoli i tanishëm përbëhet prej tetë projekteve investuese në vlerë prej 378 milionë dollarësh, të cilët janë në proces të zbatimit.

– Të gjithë projektet e financuara nga Banka botërore, përfshi edhe Projektin e parë për përmirësimin e shërbimeve komunale, Projektin për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të novacioneve, Projektin për transferim të kushtëzuar të parave, Projektin për mbindërtim të rrugëve, Projektin për rehabilitimin e rrugëve, si dhe Projektin energjetik (ECSEE APL3) janë në rrjedhë e sipër, pagesa është në nivel të kënaqshëm dhe projektet janë në rrugë të arritjes së rezultateve të planifikuara. Në mënyrë plotësuese, në janar të vitit 2016, Banka botërore ka aprovuar projekt në vlerë prej 28 milion dollarësh për përkrahje të Projektit të dytë për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP2). MSIP2 do të sigurojë hua individuale për komunat dedikuar për investime infrastrukturore, siç janë furnizimi me ujë, kanalizimi, menaxhimi me mbeturina të ngurta, rrugët lokale, përmirësimi i efikasitetin energjetik të ndërtesave komunale dhe infrastrukturës tjetër komunale me prioritet të lartë, që do të ndikojë në mirëqenien e banorëve dhe efikasitetin e shërbimeve. Këto hua janë të lidhura me transparencën buxhetore dhe përgjegjësinë e pushtetit lokal ndaj qytetarëve të vetë thuhet në njoftimin e Bankës botërore.

BB po ashtu thekson se me këtë projekt do të prezantohet një grand komponentë për përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës për të varfrit dhe bashkësitë e margjinalizuara në komunat e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori