LAJMI I FUNDIT:

Bazilika e Spanjës, nisi ndërtimin 137 vite më parë – lejen e morri vetëm këtë të premte

Bazilika e Spanjës, nisi ndërtimin 137 vite më parë – lejen e morri vetëm këtë të premte

Barcelona më në fund ka dhënë lejen e ndërtimit për një nga atraksionet më të famshme turistike të saj, 137 vite pasi guri i parë i saj vendos.

La Sagrada Familia mori lejen e ndërtimit të premten çka i hap rrugën tani vazhdimit të punimeve deri në 2026. Nuk është ende e qartë përse kisha, e projektuar nga arkitekti spanjoll Antoni Gaudi, nuk kishte marrë më herët lejen e ndërtimit. Sajti i trashëgimisë botërore të UNESCO-s ka pranuar të paguajë 41 milionë dollarë për autoritetet e qytetit, vitin e shkuar, si një dënim për shkeljen.


Shpresohet tani që leja shtatë vjeçare do të mbulojë ndërtimin deri në përfundimin e tyre, që parashikohet të jetë në 2026 për të koinciduar edhe me 100 vjetorin e vdekjes së Gaudit.

Zyrtarët thanë se qyteti do të paguhet me 4.6 milionë euro si pjesë e një marrëveshjeje me fondacionin e kishës që është përgjegjës për përfundimin e punimeve dhe mirëmbajtjen e La Sagrada Familia.

Marrëveshja i jep fund një anomalie historike të qytetit tonë – thanë zyrtarët lokalë të Barcelonës. Rreth 4.5 milionë njerëz vizitojnë Sagrada Familian çdo vit, me 20 milionë njerëz të tjerë që vizitojnë zonën për ta parë atë nga jashtë. Në fazën finale të ndërtimit, ajo do të bazohet në modelet e Gaudit dhe kopjet e projekteve të tij origjinale që u shkatërruan në një zjarr gjatë viteve 1930. /tch/