Ideja e të jetuarit nën ujë për një muaj është e mjaftueshme për të mbushur çdo klaustrofob me frikë – por mund të bëhet realitet në vetëm tre vjet nëse dizajni i publikuar mw poshtw është i duhuri.
Shkencëtarët nga DEEP Research Labs, një firmë e eksplorimit të oqeanit, kanë zbuluar planet për të ndërtuar një bazë 200 metra nën sipërfaqe të ujit në brigjet e Uellsit, ku studiuesit mund të jetojnë deri në 28 ditë, transmeton Telegrafi.
Baza, e quajtur Sentinel, do t’u sigurojë shkencëtarëve qasje të gjerë në ‘zonën epipelagjike’, ku mendohet se gjendet 90 për qind e jetës detare.
“Të jesh në gjendje të eksplorosh në mënyrë gjithëpërfshirëse shtrirjen e plotë të kësaj pjese të oqeanit në vend që të kryesh thjesht inkursione nga sipërfaqja, do të përfaqësojë një ndryshim të madh në mënyrën se si shkencëtarët mund të vëzhgojnë, monitorojnë dhe kuptojnë oqeanet”, u tha nga DEEP.
Zona epipelagjike shpesh quhet zona e dritës së diellit dhe shtrihet nga sipërfaqja deri në 200 metra.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në Uashington DC shpjegoi se: “është zona ku ekziston pjesa më e madhe e dritës së dukshme”.
“Me atë dritë dielli vjen nxehtësia nga dielli, i cili është përgjegjës për ndryshime të mëdha të temperaturës në këtë zonë, si me stinët ashtu edhe me gjerësinë gjeografike. Temperaturat e sipërfaqes së detit variojnë nga 36 gradë Celsius në Gjirin Persik deri në -2 pranë Polit të Veriut”, u tha ndër tjera nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.
Ndërsa shkencëtarët mund ta eksplorojnë këtë zonë, ata zakonisht mund të qëndrojnë nën ujë vetëm për orë të tëra në një kohë.
Për t’u dhënë studiuesve qasje më të gjerë në këtë zonë, DEEP propozon ndërtimin e një baze të përhershme në brigjet perëndimore të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne duhet të ruajmë oqeanet. Për ta bërë këtë, duhet t’i kuptojmë ato. Oqeanet qëndrojnë në qendër të shumë prej sfidave të gjeneratave me të cilat përballet bota, dhe ato gjithashtu ofrojnë mundësi që ne as që kemi filluar t’i kuptojmë. Ato ndikojnë tek ne. Megjithatë, ky ekosistem që mbështet jetën mbetet çuditërisht i panjohur”, tha kryetari i DEEP, Steve Etherton.
“Përmes teknologjisë sonë inovative DEEP do t’u mundësojë shkencëtarëve të operojnë në thellësi për periudha të gjata kohore dhe ne shpresojmë, në një farë mënyre, të kontribuojë në të kuptuarit tonë të këtij mjedisi jetëdhënës”, shtoi Etherton.
Imazhet e dizajnit zbulojnë se si baza do të ketë një ‘sallë të madhe’ qendrore, me laboratorë. Shkencëtarët do të jetojnë në dhoma gjumi me një krevat të vetëm me ruajtje të integruar në kornizë, dhe një tavolinë të vogël anësore, ndërsa banjat e tyre kanë një dush mjaft të gjerë, së bashku me një tualet dhe lavaman.
Ndërkohë, galeria ka një tavolinë ngrënieje, kuzhinë të thjeshtë dhe dritare të mëdha me pamje nga fundi i detit. DEEP shpreson se baza e saj e parë do të jetë në brigjet e Chepstow në Uells. Megjithatë mbetet e paqartë se sa do të kushtojë ndërtimi i bazës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse
Netanyahu: Izraeli do të hyjë në Rafah me ose pa marrëveshje pengjesh
Javë me shira të dendur, dhjetëra të vdekur – pamje që tregojnë përmbytjet shkatërruese në Kenia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri