LAJMI I FUNDIT:

Bayerni mbetet pa yllin e skuadrës, Musiala rezulton pozitiv

Bayerni mbetet pa yllin e skuadrës, Musiala rezulton pozitiv

Bayern Munich ka humbur yllin e skuadrës Jamal Musiala.

Talenti i madh gjerman ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është karantinuar.

Është një tjetër rast me koronavirus te Bayern Munchen, ku pas Joshua Kimmich dhe Thomas Muller rezultuan pozitivë më 1 tetor, ndërkohë që më parë patën të njëjtin fat kapiteni Manuel Neuer dhe Leon Goretzka.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kampionët e Gjermanisë kanë lajmëruar infektimin e Jamal Musialas. 19-vjeçari ishte një ndër lojtarët me në formë tek ekipi i Julian Nagelsmann.

Mesfushori i avancuar numëron shtatë gola dhe tetë asiste në total deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat.

Reklama

Bayerni shkruan se Musiala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë është izoluar sapo ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Sport

Më shumë
Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Ndërkombëtare
Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Ligue 1
Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Ndërkombëtare
Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Serie A
Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

La Liga
Abramovich financoi fshehurazi klubin holandez duke investuar 117 milionë euro

Abramovich financoi fshehurazi klubin holandez duke investuar 117 milionë euro

Ligat tjera
Kalo në kategori