Bayern Munichu konfirmon rikthimin e Coutinhos te Barcelona

Ylli brazilian, Philippe Coutinho është kthyer te Barcelona pas përfundimit të huazimit njëvjeçar te Bayern Munichu.
Coutinho u huazua në verën e kaluar te Bavarezët për një vit me mundësi blerje prej 120 milionë eurosh në fund të sezonit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë vendosur të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes.
Bayerni ka konfirmuar tashmë se Coutinho është kthyer te skuadra e tij, Barcelona.
“Philippe Coutinho kthehet te klubi mëmë FC Barcelona pas një huazimi njëvjeçar në FC Bayern”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Përveç kësaj, Bayerni ka falënderuar brazilianin për ndihmën e dhënë këtë sezon, ku fituan të gjithë trofetë, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































