LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich – Werder Bremen, formacionet zyrtare – Rashica nga minuta e parë

Bayern Munich – Werder Bremen, formacionet zyrtare – Rashica nga minuta e parë

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Werder Bremen në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.

Bavarezët janë në seri fantastike prej pesë fitoreve radhazi në kampionat dhe synojnë të vazhdojnë me triumf.


Në anën tjetër edhe Werder Bremen është mirë këtë edicion pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk di për humbje ku ka një fitore e katër barazime.

Kampioni në fuqi kërkon tri pikët e radhës për të vazhduar të qëndroj në krye të tabelës, ndërsa Werder synon të shkaktojë befasi.

Ylli kosovar, Milot Rashica do ta nisë këtë takim nga minuta e parë pasi tanimë ka rikthyer formën e tij më të mirë.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Martinez, Boateng, Hernandez, Alaba, Musiala, Muller, Coman, Costa, Lewandowski.

Werder Bremen: Pavlenka, Augustinsson, Mohwald, Rashica, Bittencourt, Sargent, Toprak, Selassie, Friedl, Eggestien, Grob. /Telegrafi/