Bayern Munich kalon në finale të Kupës së Gjermanisë - mposht si mysafir Bayer Leverkusenin

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat 2-0 në një ndeshje të fortë dhe me shumë duele.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Harry Kane në minutën e 22-të, pasi u shërbye në zonë dhe e përfundoi aksionin me një goditje të saktë në këndin e sipërm.

Ndeshja pati edhe disa momente të diskutueshme. Bayern Munich kërkoi penallti në minutën e 56-të, kur Josip Stanišić u rrëzua pas një kontakti në zonë, ndërsa në minutën e 79-të pati pretendime edhe për një prekje me dorë nga Leon Goretzka, por në të dy rastet gjyqtari Felix Zwayer vazhdoi lojën.
Në fund, Bayern shënoi Luis Diaz në kohën shtesë për 2-0, duke rezervuar një vend në finalen e DFB-Pokal.

Tani bavarezët presin kundërshtarin e finales, ku në çiftin tjetër takohen Stuttgart - Freiburg. /Telegrafi/




















































