LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich fiton përballjen e shtatë golave ndaj Darmstadt, distanca me liderin mbetet ende e madhe

Bayern Munich fiton përballjen e shtatë golave ndaj Darmstadt, distanca me liderin mbetet ende e madhe

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Darmstadt me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 26-të të Bundesligës.

Ndeshja ishte e hapur që nga fillimi, me të dy skuadrat që kishin mundësi për gol.


Por të parët arritën të shënonin vendasit, kur në minutën e 26-të, Tim Skarke shënoi për 1-0.

Bayern Munich reagoi shpejtë, pasi pas tetë minutash barazoi shifrat në 1-1 me golin e Jamal Musiala (1-1).

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Harry Kane që shënoi për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët arritën të shtonin epërsinë në 3-1, me Musialan që shënoi golin e dytë personal.

Në minutën e 74-të, ishte radha e Serge Gnarbryt që gjeti rrjetën vetëm tre minuta pasi u fut në fushë.

Por Bayern nuk u ndal dhe në minutën e tretë shtesë, Mathys Tel arriti të shënojë  për 5-1.

Oscar Vilhelmsson arriti të shënojë golin e dytë për vendasit që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes për 5-2.

Me këtë fitore Bayern Munich ka 60 pikë, shtatë më pak se Bayer Leverkusen që është në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori