Me ftesë të Odës Ekonomike të Bavarisë dhe Qeverisë së landit bavarez, një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës, udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Parim Bajrami dhe këshilltari strategjik, Berat Rukiqi po marrin pjesë në punimet e Forumit të Parë Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, iniciativë që mëton të jetë tradicionale dhe që organizohet nga Oda Ekonomike e Bavarisë.
Para një audiencë të institucioneve të landit të Bavarisë dhe 150 kompanive nga ky regjin që është regjioni më zhvillimin me të shpejtë në Gjermani dhe Evropë, delegacioni i Odës Ekonomike prezantoj mundësitë e investimeve në Kosovë, duke shfrytëzuar përparësitë e vendit, para se gjithash fuqinë e re punëtore, pozicionimin e mirë gjeografik, sistemin e favorshëm fiskal dhe përparësitë që dalin nga regjimi tregtar liberal me vendet e CEFTA-së dhe me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Një pjesë e kompanive gjermane që ishin prezent në këtë Forum shprehen interesim të veçantë për mundësitë e investimeve në Kosovë, sidomos në fushën e Energjisë, industrinë ushqimore dhe në zhvillimin e softwareve të ndryshëm për nevojat e industrisë gjermane.
Një ndër faktet inkurajuese të bashkëpunimit potencial me landin bavarez, me të cilin Ballkani Perëndimor ka lidhje tradicionale politike dhe ekonomike, është fakti i ekzistimit të 570 kompanive me pronarë nga Kosova që operojnë suksesshëm në këtë land të rëndësishëm për ekonominë gjermane.
Ky numër i madh i kompanive me pronarë nga diaspora kosovare në Gjermani, është potencial i rëndësishëm për forcimin e prezencës së produkteve kosovare në tregun gjerman.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251