LAJMI I FUNDIT:

Batllavë – amnistohen biznesmenët, shpërfillet lutja e familjes Lluka për djalin me epilepsi

Batllavë – amnistohen biznesmenët, shpërfillet lutja e familjes Lluka për djalin me epilepsi

Komuna e Podujevës sot ka nisur aksionin e rrënimit të objekteve pa leje në zonën turistike të Batllavës. Një numër i madh restorantesh e villash të biznesmenëve nuk janë rrënuar. Çuditërisht aksioni ka nisur te villa e një personi që nuk ka të bëjë me fushën e biznesit. Te Menduh Lluka. Ai me ditë të tëra i lutej autoriteteve komunale të Podujevës që ta shtynin rrënimin. Iu kishte treguar se e kishte ndërtuar villën për shkak të djalit të tij, të diagnostifikuar me epilepsi akute.

Menduh Lluka kishte dërguar shkresa në drejtim të Komunës së Podujevës duke iu lutur që ta shtynin rrënimin derisa t’i bartnin materialet lëvizëse që gjendeshin në shtëpinë e ndërtuar në Batllavë.


Gazeta Insajderi ka siguruar këtë shkresë.

Kjo është shkresa e plotë:

Mes tjerash në kërkesën e familjes Lluka, thuhet “Për njoftim tuaj, familja Lluka, gjegjësisht biri im N.N (emër i njohur për redaksinë), i cili vuan nga epilepsia akute, ku ne si familje me rekomandim të profesionistëve mjekësor kemi qenë të detyruar të bëjmë shtëpizë/ambient të përshtatshëm për sëmundjen dhe vuajtjet me të cilat është duke u përballur N.N dhe ne si familje”, përcjell Insajderi.

A pati shkelje ligjore gjatë rrënimeve në Batllavë?

Komuna e Podujevës pati nxjerre një vendim që të lejoj legalizimin e të gjitha villave të ndërtuara para datës 1 shtator 2019. Menduh Lluka të cilit iu rrënuar ka treguar se autoritetet komunale nuk bënë aerofotografim/ortofoto të ndërtimit të tij për të përcaktuar se villa e tij është ndërtuar pas datës 1 shtator 2019. Ai i kishte dërguar një shkresë Agjencisë Kadastrale të Kosovës. I kishte pyetur se pse nuk është bërë aerofotografimi.

Po ju drejtohem përmes këtij emaili me kërkesë për informatë. A është kryer aerofotografimi në vitin 2019 në Orllan-Podujevë pasi që në Gjeroportal nuk po mund ta gjejë objektin tim i cili ka qenë aty në vitin 2019. Apo për shkak të zonës 5 kiliometreshe të kufirit me Serbinë, aty nuk është kryer aerofotografimi”, thuhet në shkresën e LLukës drejtuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).

Agjencia Kadastrale ia kishte kthyer një përgjigje.

Në komunën e Podujevës, zona kadastrale Orllan, përkatësisht në parcelën me nr. P-71712058-02531-1 nuk është bërë rilevimi që ishte paraparë të bëhet në vitin 2018, për shkak të afërsisë me kufirin me Serbinë e cila nuk ka lejuar fluturimin afër kufirit, kurse kjo pjesë është mbuluar me imazhe satelitore”,  i kishte thënë AKK, Llukës.

Po ashtu, avokatët e Menduh LLukës me datën 18 nëntor kishin njoftuar autoritetet komunale se lënda është dërguar në Gjykatën Themelore Prishtinë. Në shkresën e avokatëve drejtuar autoriteteve komunale theksohet se “Përmes këtij emaili ju njoftojmë se sot me dt.18.11.2022 kemi dorëzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të lartëcekur , në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative”.

Shpresojmë që përmes të njëjtit të pezullohet procedura e rrënimit të objektit të kërkuesit deri në vendosjen meritore lidhur me padinë e dorëzuar për anulim të të njëjtit vendim”, thuhet në shkresën e dërguar në Komunën e Podujevës.

Ndërkohë sot ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet eskavatori duke rrënuar një vilë super luksoze. Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës.

Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri. /Insjaderi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori