LAJMI I FUNDIT:

Batanija që ngroh me energji diellore

Batanija që ngroh me energji diellore

Ky produkt inovativ është i dobishëm, i thjeshtë për përdorim dhe i qasshëm për të gjithë

Duke hulumtuar burimet e energjisë së rinovueshme, Mireille Steinhage, e cila ka përfunduar masterin e studimeve mbi materialet e së ardhmes në Universitetin Central Saint Martins në Londër, ka konstruktuar këtë produkt, në shikim të parë i thjeshtë, por në të vërtetë është një produkt revolucionar.


Batanija solare hap perspektivë tërësisht të re për përdorim të energjisë solare në jetën e përditshme.

Kjo mbulesë solare vjen me një panel solar i cili është projektuar që të vendoset në dritare për mbushje të baterisë furnizuese, transmeton Telegrafi.

Kur të mbushet bateria, mund të përdoret për batanije, por për të furnizuar edhe produkte të tjera.

Mbulesa është punuar nga materiali prej poliesterit dhe është një tegel me fije të cilat përçojnë nxehtësinë. Përçuesi është i mbuluar me një shirit poliesteri, për të shmangur mundësinë e kontaktit. Mund të mbështillet rreth trupit ose të vendoset si bazë.

Steinhage tha se ajo zgjodhi materialet për funksionalitetin e tyre, efektivitetin e kostos dhe qëndrueshmërinë, si dhe lehtësinë e riciklimit.

Batanija diellore ndryshon nga batanija elektrike standarde sepse përdor teknologjinë e gjelbër – energjinë diellore për ngrohje, gjë që e bën atë më të përballueshme dhe të qëndrueshme.

Çmimi është diçka në të cilën ka pasur një fokus të veçantë, sepse ideja është që produkti të jetë i disponueshëm për ata që kanë më shumë nevojë, kështu që dizajnerja përpiqet të mbajë çmimin e shitjes nën 10 £.

Deri më tani ka tre prototipe, secili me një tension të ulët midis 5 dhe 12 volt. Mbulesa 12V nxehet deri në rreth 30 gradë Celsius dhe punon për dy orë me një bateri të plotë.

Paneli diellor shoqërues funksionon në shumicën e kushteve të motit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori