Alessandro Bastoni thotë se eliminimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte një pikë kthese për Nerazzurrët, ndërsa shtoi se është 'e ndaluar të flasësh për Scudetto'.

Nerazzurri janë kryesuesit e tabelës në Serie A dhe takohen me Torino të dielën, ndërsa rreth këtij sezoni fantastik ka folur mbrojtësi Bastoni.


“Është e ndaluar të flasësh për Scudetto”, ka thënë fillimisht Bastoni për La Stampa.

“Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, dhe në futboll, është e lehtë të biesh nga hiri”.

“Juventusi mbetet pretendent i besueshëm, eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve do t’i motivojë ata. Ata janë referenca jonë, por ne duam të përfundojmë para tyre”.

inter 2

Cila ishte pika e kthimit të Interit?

“Ne patëm një takim kolektiv pas eliminimit në Ligën e Kampionëve në dhjetor. Ishte një goditje shumë e madhe”.

“Kjo ishte pika e kthimit të sezonit. Ne ndjemë më shumë përgjegjësi dhe Conte na transmetoi ligësi”, përfundoi mbrojtësi i Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app