LAJMI I FUNDIT:

Bastisje lidhur me rastin e vrasjes në “Kobra City”, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Bastisje lidhur me rastin e vrasjes në “Kobra City”, gjendet një granatë dore dhe disa fishekë

Drejtoria e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës dhe Policia e Prizrenit gjatë ditës së sotme kanë bastisur edhe tre lokacione të tjera lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi në një lokal në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar se gjatë bastisjes janë gjetur një granatë dore dhe disa fishekë.

“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi.

Ndryshe, mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas prokurorisë konflikti,  nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.

Ndërkaq, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lokali i natës  në Prizren, ku nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria komunale e Inspektoratit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori