eksperti-banner

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 17 qershor 2026, rreth orës 12:00, nëpunës policorë nga Policia Kriminalistike pranë SPB Ohër e privuan nga liria D.A. (37) nga Ohri.

Sipas MPB-së, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar revole, dy pushkë, tre granata dore, 22 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe dy qese najloni me barut, të cilat ai i posedonte në mënyrë të kundërligjshme.


Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 37-vjeçarit do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal, për veprën penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese.