LAJMI I FUNDIT:

Bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, avokati ankohet se po cenohen të drejtat kushtetuese

Bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, avokati ankohet se po cenohen të drejtat kushtetuese

Pas rreth nëntë ore, pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Avokati, Artan Qerkini ka deklaruar se Smakaj nuk ka qenë fare pjesë e personave të dyshuar për bastisje, për këtë ai kërkoi nga Gjykata të ketë më shumë kujdes kur lëshon urdhër bastisje.


Qerkini tha se i janë marrë disa dokumente, porse nuk dihet se çfarë.

“Edhe kjo bastisje është në vazhdën e bastisjeve të urdhëruara nga Gjykata Speciale, një hetim që ata janë duke e zhvilluar që sa kohë në lidhje me pengimin e drejtësisë. Mirëpo, Gjykata me lehtësi shumë të madhe po i lëshon këta urdhërua për bastisje, sepse dihet se me këto urdhërua cenohen të drejtat kushtetuese të personit, cenohet paprekshmëria e banesës, privatësia e me radhë. Sidomos nëse merret parasysh funksioni që ka pas, besoj se gjyqtari i procedurës paraprake, është dashur të jetë shumë i kujdesshëm kur urdhëron masa të kësaj natyre. Jemi dëshmitar të urdhërimit të këtyre masave në vazhdimësi, por nuk ka asnjë rezultat të prekshëm dhe kjo imponon nevojën që Gjykata të jetë shumë e kujdesshme kur lëshon masa që cenojnë të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Qerkini.

Sipas tij, kjo bastisje është e papranueshme, pasi Smakaj nuk është i evidentuar si i dyshuar në këto hetim.

“Kjo është edhe habitshme si ka mundësi të kenë qasje në shtëpinë e një ish shefi të shërbimit të inteligjencës persona që nuk kanë certifikatën e sigurisë. Tjetra ka të bëjë me faktin se Smakaj fare nuk është evidentuar si i dyshuar në këto dokumente. Pra, është urdhëruar kontrollimi i shtëpisë së një personi i cili nuk e ka statusin e një personi të dyshuar në këtë hetimin që po zhvillohet nga ana e Dhomave të Specializuara. Ka pasur dokumente të ndjeshme, tani dokumentet janë marrë, a është marrë ndonjë dokument që është i ndjeshëm apo jo për sigurinë e shtetit të Kosovës, mbetet të shihet, sepse është vështirë të vërehet momentin kur merret. Mirëpo, kjo do të shihet dhe pastaj do të ndërmerren edhe procedurat e nevojshme ligjore nëse është marrë edhe ndonjë dokument i kësaj natyre”, tha ai.

Avokati tha se klienti i tij nuk ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarët dhe se po të kishte pasur kontakt me dëshmitarët, ai do ta kishte statusin e personit të dyshuar.

“Kanë nisur në mëngjes, në orën 08:00 dhe po e shihni në orën 17:00 kanë përfunduar. Zoti Smakaj ndodhet në shtëpinë e tij… Tash çështja e dokumenteve është rregulluar me çështje të brendshme të AKI-së dhe unë nuk i di këto çështje, mirëpo një gjë e di se cili do person që shërben nw atë funksion, obligohet ta ruaj sekretin shtetëror për tërë jetën, ai sekret shtetëror në as një mënyrë nuk guxon të cenohet. Jo nuk është intervistuar, nuk ka pranuar ndonjë ftesë që të intervistohet dhe i vetmi veprim procedural që është realizuar është bastisja”, tha ai.

I njëjti nuk ka pranuar të flasë për bastisjen e Blerim Shalës, këshilltarit të Hashim Thaçit, pasi siç tha ai nuk ka qëndruar deri në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori