LAJMI I FUNDIT:

Bashkohuni në eventin e argëtimit me Akrobatët nga Argjentina në GALERIA Shopping Mall, Prizren

Bashkohuni në eventin e argëtimit me Akrobatët nga Argjentina në GALERIA Shopping Mall, Prizren

Vikendet në qendrën tregtare GALERIA në Prizren janë gjithmonë me plotë emocione dhe adrenalinë me aktivitete të ndryshme argëtuese për çdo vizitorë të qendrës. Këtë të diel me 27 Mars, për të ju dhuruar shfaqjen e një show të vërtetë në GALERIA Shopping Mall ekskluzivisht për herë të parë në Kosovë do të jenë Akrobatët nga Argjentina “The Twins’Trip”.

Befasia e këtij vikendi është shfaqja e akrobatëve argjentinas që do të vazhdoj si pjesë e udhëtimit të tyre edhe në Kosovë, saktësisht në GALERIA Shopping Mall në Prizren. Eventi argëtues do të filloj në ora 15:00 në hollin qendror në GALERIA Shopping Mall, ku ju mund të shihni për herë të parë një shfaqje që do të ju magjepsë me lojëra dhe do të ju bëj të përjetoni adrenalinën e vërtetë të akrobacioneve, shfaqjen e klounëve të cirkut profesionist, si dhe padyshim të realizoni fotografi të bukura me këmbëgjatët.

Andaj mos mungoni këtë vikend në qendrën tregtare GALERIA në Prizren për të parë programin e pasur të argëtimit për kënaqësinë e fëmijëve tuaj dhe familjarëve tuaj, bashkohuni me ne që të krijojmë së bashku kujtime të paharrueshme.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar