LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi triumfon në derbin ndaj Rahovecit

Bashkimi triumfon në derbin ndaj Rahovecit

Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21) në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku mysafirët e fitojnë çerekun e parë 19:21, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë që përfundon 20:21.


Por, në periodën e tretë vendasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar 33:18, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:60.

Megjithatë, Vreshtarët nuk u dorëzuan dhe hynë në një seri prej 12:0, duke barazuar shifrat në 72:72. Sidoqoftë, prizrenasit në katër minutat e fundit të ndeshjes tregohen më të vëmendshëm, duke fituar në fund me rezultat 85:81.

Te Bashkimi u dalluan Corey Ross me 26 pikë e dhjetë kërcime dhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e 12 kërcime, kurse më të dalluarit te skuadra mysafire ishte Joshuan McFolley me 17 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, Jure Gunjina me 16 pikë e 14 kërcime dhe Christian Bradford me 16 pikë.

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e nëntë këtë edicion, derisa numëron edhe tri humbje, kurse humbja e dytë për Rahovecin që ka edhe 11 fitore, duke kryesuar në renditje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori