Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina, ka humbur dy prej tri ndeshjeve të fundit. Dhjetë ditë më parë humbi ndeshjen e parë kampionale. U mposht nga Peja në “Karagaç” me rezultatin 87:86. Më pas mposhti Besën e Pejës me rezultatin 105:75, kurse të mërkurën humbi miqësoren nga Cibona kroate me rezultatin 101:81.

Bashkimi ka fituar tri ndeshjet e fundit kampionale, kundër Yllit, Besës e Kastriotit.


“Shpresoj të bëhet ndeshje e bukur. Dihet që Prishtina është ekipi më i fortë tash për tash. Ne shpresojmë të gjejmë lojën tonë, të tregojmë basketboll të bukur. Luajmë si grup, kemi moshë të re dhe mundohemi në çdo ndeshje të japim maksimumin”, ka thënë qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli, për SportPlus.

Prishtina prin në kampionatin e Kosovës në basketboll me nëntë fitore e një humbje. Bashkimi është i treti me shtatë fitore e tri humbje.

“Kemi ekipin më të mirë, luajmë në shtëpi dhe do të japim maksimumin për fitore. Bashkimin e kemi mposhtur në dy takimet e kaluara dhe presim që t’i kthehemi fitoreve”, ka thënë qendra e Prishtinës, Blerim Mazreku, për gazetën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app