LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian vazhdon ta ndalojë ndalimin e qarkullimit, Brukseli tregon arsyen pse shtetet anëtare nuk duhet t’i heqin kufizimet

Bashkimi Evropian vazhdon ta ndalojë ndalimin e qarkullimit, Brukseli tregon arsyen pse shtetet anëtare nuk duhet t’i heqin kufizimet

Prej gati dy muajsh, kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Shkaku i pandemisë së coronësit, Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.


Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Hapje në dy faza

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. “Prandaj masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”.

Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.

14 ditë karantinë

Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase. Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore “. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori