LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi e mposhtë Niklin, kualifikohet në gjysmëfinale

Bashkimi e mposhtë Niklin, kualifikohet në gjysmëfinale

Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76 (29:16, 20:23, 27:14, 14:23), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “Oso Termosistem Final 8”.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat bindës 29:16. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku Nikli nuk lejoi prizrenasit të shkëputeshin në rezultat, duke e përfunduar këtë pjesë 20:23, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:39.


Prizrenasit ishin edhe më bindës në periodën e tretë, që e fituan 27:14, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 76:53, gjithnjë për Bashkimin.

Nikli hyri fuqishëm në 10 minutat e fundit, duke zvogëluar epërsinë në 78:70, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Bashkimi triumfoi në fund 90:76.

Stvie Clark ishte më i miri te Bashkimi me 31 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Feronikeli Dayon Griffin kishte 18 pikë, shtatë kërcime e katër asistime.

Bashkimi në gjysmëfinale do të luajë ndaj fituesit të duelit Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori