LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave të reja

Bashkia e Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunës Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Bashkisë së Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave, me ç’ka me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2500 biçikleta.


Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të madh të shfrytëzojnë biçikletat si mjet transportues.

Me projektin “Shkupi Velograd 2017” në qytet do të formohen katër shtigje kryesore çiklizmi të cilat do të shtrihen në drejtim lindje-perëndim dhe shtatë konektues të cilët do të shtrihen në drejtim veri-jug, me gjatësi të përgjithshme prej 51 kilometra.

Deri tani tërësisht janë ndërtuar dhe rikonstruar shtigje në gjatësi prej rreth 18 kilometra, ndërsa janë ndërtuar edhe shtigje për roler-biçikleta prej të dy anëve të skedës së Vardarit me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 10 kilometra.

Përndryshe edhe Komuna Qendër gjatë vitit të kaluar kishte subvencionuar 30% nga shuma totale e blerë për një biçikletë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori