LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit me kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Usje”

Bashkia e Shkupit me kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Usje”
Foto: Telegrafi.com

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se në periudhën e kaluar janë zbatuar matje të ajrit të ambientit në fabrikën e çimentos “TITAN USJE” dhe se janë konfirmuar përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme që ndotin ajrin.

Ajo tha se ka marrë iniciativë për fillimin e procedurës penale.


“Më askush nuk do të tolerohet. Shëndeti i të gjithë neve që jetojmë këtu nuk duhet të varet nga fitimet e disave. Bëhet fjalë për fabrikën e çimentos USJE nga ku gjatë matjeve të ajrit të ambientit në fabrikë janë konstatuar përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme, të cilat kontribuojnë dukshëm në përkeqësimin e cilësisë së ajrit të ambientit në të gjithë rajonin e qytetit të Shkupit”, theksoi Arsovska.