Bashkia e Shkupit: Janë shterur mjetet financiare për subvencionim të peletave


Bashkia e Shkupit bën të ditur se janë shterur mjetet financiare për subvencionimin e blerjes së stufave me peleta. Ky njoftim vjen pas pranimit të 260 kërkesave nga qytetarët për mbështetje financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Bashkisë, komisioni për zbatimin e thirrjes publike do të vazhdojë me kontrollimin e tenderit. Buxheti për këtë qëllim është 5.890.000 denarë, kurse pagesa do të bëhet sipas radhës së kërkesave të pranuara./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































