LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots tregon gjendjen e vështirë të aktorit pas përballjes me coronavirus

Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots tregon gjendjen e vështirë të aktorit pas përballjes me coronavirus

Bashkëshortja e aktorit, Nick Cordero, Amanda Kloots, ka treguar se burri i saj ende po lufton me problemet e shkaktuara nga coronavirusi, duke parë një dromcë shprese për rikuperimin e tij.

Trajnerja e fitnesit, 38-vjeçara zbuloi përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory se Nick, 41 vjeç, po bëhet pak më mirë, pasi vazhdon të rikuperohet nga një infeksion i ri në mushkëri, shkruan DailyMail.


Ajo gjithashtu konfirmoi se ai nuk është më pozitiv për COVID-19 dhe krizat e tij të fundit shëndetësore kanë qenë komplikime nga qëndrimi i tij gjashtë javor në ICU (Njësinë e kujdesit intenziv) në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.

Nick Cordero (Foto: Vivien Killilea/Getty Images/Guliver)

“Nick është duke bërë pak më mirë se dje”, filloi Amanda.

“Ai është akoma shumë i sëmurë dhe po lufton shumë. Ata e kthyen atë në një pozicion të theksuar sot për të hapur rrugët e tij të frymëmarrjes. Ata gjithashtu pastruan mushkëritë e tij përsëri për të ndihmuar në luftimin e infeksionit”, vazhdoi ajo.

Amanda Kloots dhe Nick Cordero (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

“Ai është COVID negativ tani”, zbuloi ajo.

“Ajo nga e cila ai po vuan tani është dështimi i tij nga virusi dhe nga infeksionet që lindin nga të qenit në ICU për aq kohë sa ai ka ndenjur në spital”, tha ajo.

Nick Cordero (Foto: Craig Barritt/Getty Images/Guliver)

Amanda përmbylli azhurnimin e shkurtër me një thirrje të përtërirë duke u lutur për burrin e saj.

“Ka qenë një javë e vështirë. Nick vuajti nga disa infeksione të reja të mushkërive në mushkëritë e tij në fillim të kësaj jave, dhe që nga atëherë ai po shërohet ngadalë, gjë që është e shkëlqyeshme”, tregoi tutje bashkëshortja e aktorit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori