Producenti i muzikës dhe bashkëshorti i Selena Gomez, Benny Blanco, bëri një eksperiment për të parë se çfarë do të ndodhte nëse do të hante vetëm pica për pesë ditë.

Ai e dokumentoi sfidën e tij në TikTok dhe në fund, pretendon se ka humbur disa kilogramë.


Blanco shpjegoi se donte të tregonte se si, sipas mendimit të tij, mund të humbësh peshë edhe nëse ha "fjalë për fjalë çdo gjë".

Foto: Instagram

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ai nuk është mjek apo nutricionist dhe se eksperimenti i tij nuk është këshillë mjekësore, por thjesht një përvojë personale që e ndau me ndjekësit.

Në fillim të sfidës, peshorja tregonte 70 kilogramë. Për pesë ditët në vijim, ai hëngri një picë të madhe me djathë çdo ditë.

Madje ndoqi rregullat e sfidës edhe gjatë një takimi me gruan e tij, Selena Gomez.

Ndërsa ajo po darkonte në Sunset Tower Hotel, Blanco hëngri një fetë pice që ai kishte sjellë me vete, siç shihet në video.

Ai pretendon se ka humbur më shumë se dy kilogramë.

Në fund të sfidës, Blanco tha se ndihej "mirë" dhe kishte "më shumë energji".

Megjithatë, arsyeja për humbjen e tij në peshë ndoshta nuk ishte vetë pica.

Përdoruesit e TikTok nxituan të nxirrnin në pah atë që ishte mjaft e qartë - nëse dikush hante vetëm një picë gjithë ditën, mund të konsumonte më pak kalori se zakonisht. /Telegrafi/