LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së Bytyqit, Nikollovskit dhe Bekteshit në Selanik

Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së Bytyqit, Nikollovskit dhe Bekteshit në Selanik

Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Selanik morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Siguria dhe bashkëpunimi energjetik rajonal”.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo, ministri i Zhvillimit, Konkurrencës, Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Greqisë, Kostis Haxidakis, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Greqisë, Geoffry Pyatt dhe ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes.

Pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët, siç njoftojnë nga qeveria, zëvendës kryeministri Bytyqi potencoi se kjo është mundësi e shkëlqyer që të këmbehen përvojat në pjesën e energjetikës, potencialet për bashkëpunim dhe të bisedohet për aktivitetet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të lidhjes energjetike.

“Për Maqedoninë e Veriut, si vend i vogël dhe i varur për import të energjisë elektrike, bashkëpunimi rajonal është thelbësor, posaçërisht për shkak të lidhjeve të vendit për energji elektrike me Serbinë dhe Greqinë, si dhe korridori për transmetim të energjisë elektrike nga Bullgaria deri në Greqi”, tha Bytyqi.

Sipas tij, rëndësia dhe nevoja për bashkëpunim rajonal janë pjesë edhe të prioriteteve në Strategjinë për energjetikë, e cila definon masa dhe projekte konkrete në aspekt të lidhjes tejkufitare.

Energjetika është pjesë përbërëse e jetesës së sotme, posaçërisht që ky sektor nuk nënkupton vetëm prodhim dhe distribuim të energjisë elektrike, por, në të përfshihen gazi dhe derivatet, si dhe efikasiteti energjetik. Pikërisht përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal në sferën e energjetikës, shohim mundësi dhe potencial të madh për krijimin e ekonomisë së qëndrueshme dhe zhvillimore, që është prioritet kulmor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Bytyqi.

“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave në sektorin energjetik dhe realizimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja për formimin e Bashkësisë energjetike. Janë implementuar dispozitat dhe obligimet që rrjedhin nga Pakoja e tretë energjetike e BE-së dhe Direktiva për burime të ripërtëritjshme të energjisë. Avancimi nga vendi i fundit në rajon – në vend me avancim të jashtëzakonshëm është vlerësuar edhe në Raportin e Bashkësisë energjetike. Cak është që të vendosen në funksion të gjitha kapacitetet dhe të shfrytëzohet tërë potenciali i pashfrytëzuar energjik natyror që e posedon Maqedonia e Veriut. Plani i Qeverisë është që seriozisht ta rrisim prodhimtarinë vendore të energjisë elektrike, nga burimet e ripërtëritshme, t’i arrijmë standardet evropiane në prcesin e menaxhimit me resurset energjetike dhe të xdisim investime të reja në sektorin energjetik”, theksohet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori