Jonida Maliqi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri që do ta sjellë së shpejti.

“Jam bërë si ti” titullohet kënga që këngëtarja do ta sjell të realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar, transmeton Telegrafi.


Edhe pse Jonida nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij projekti, emri i reperit Real 1 i bashkangjitur në paralajmërimin e këngës, na bënë të dyshojmë për një bashkëpunim rreth dy artistëve.

Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar edhe më parë, duke sjell këngën “Sonte” së bashku me Dj Blunt në vitin 2013. /Telegrafi/