LAJMI I FUNDIT:

Bashkë kundër terrorizmit, liderët botërorë reagojnë pas sulmit në Zelandë

Bashkë kundër terrorizmit, liderët botërorë reagojnë pas sulmit në Zelandë

Liderët botërore kanë reaguar pas sulmeve terroriste në Zelandë të Re ku janë raportuar rreth 50 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, tha se bota sot është e bashkuar kundër terrorizmit.


“Jam thellësisht e pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Christchurch. Ndjej pikëllim për qytetarët e Zelandës së Re të cilët u bënë viktima të urrejtjes raciste ndërsa po luteshin në mënyrë paqësore në xhamitë e tyre. Ne qëndrojmë së bashku kundër këtyre akteve të terrorizmit”, deklaroi Merkel.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ngushëlloi për jetët e humbura.

“Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Zelandës së Re pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Christchurch. Mendimet e mia janë me të gjithë ata të prekur nga ky akt”, tha May.

Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandën e Re

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, e ka përshkruar ngjarjen si lajm të trishtueshëm.

“Sulmi brutal në Christchurch nuk do të zbehë tolerancën dhe mirësjelljen për të cilën njihet Zelanda e Re. Mendimet tona në Evropë janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi Tusk në Twitter.

Këtë sulm e ka dënuar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke thënë se janë bashkë kundër atyre që duan të shkatërrojnë shoqëritë tona.

“Ky akt brutaliteti i pakuptimtë ndaj njerëzve të pafajshëm në vendin e tyre të adhurimit nuk mund të ishte më i kundërt me vlerat dhe kulturën e paqes dhe unitetit që Bashkimi Evropian ndan me Zelandën e Re. Ne gjithmonë do të qëndrojmë me Zelandën e Re kundër atyre që me zili duan të shkatërrojnë shoqëritë tona dhe mënyrën tonë të jetesës”, thuhet në deklaratën e Juncker.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se sulmi në Zelandë është shembull i rritjes së racizmit dhe islamofobisë.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist në Zelandë të Re ndaj besimtarëve myslimanë. Në emër të vendit tim, i shpreh ngushëllimet e mia botës myslimane dhe popullit të Zelandës së Re, të cilët janë vënë në shënjestër nga ky veprim i mjerueshëm që është shembulli më i fundit i rritjes së racizmit dhe islamofobisë”, shkroi Erdogan në Twitter.

Sulmin e ka dënuar edhe kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, që njëjtë si Erdogan ka thënë se këto akte janë pasojë e islamofobisë dhe politikave kundër myslimanëve. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori