LAJMI I FUNDIT:

Basha: Zgjedhje të lira, domosdoshmëri që Shqipëria të ecë përpara

Basha: Zgjedhje të lira, domosdoshmëri që Shqipëria të ecë përpara

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një takim me drejtues dhe anëtarë të shoqërisë Vatra, me të cilët diskutoi për situatën në Shqipëri.

“Gjatë takimit Basha i njohu bashkëbiseduesit me alternativën e Partisë Demokratike për të nxjerrë, siç tha ai, vendin nga kriza dhe për t’iu kthyer shpresën shqiptarëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të selisë blu.


Bëhet e ditur se 3 ishin çështjet ku u ndal kryetari i opozitës e për të cilat, mori mbështetjen e Shteteve të Bashkuara: dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot, apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t’i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminelë dhe me paratë e korrupsionit.

“Ato 1 miliard e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga e pensione e që i bien 400 dollarë për frymë; nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t’i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht, është një biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet”, tha kreu i opozitës.

“Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i pakthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Basha.

Më tej, ai sqaroi: “Çfarë do të kërkojmë ne konkretisht? Së pari, votim dhe numërim elektronik për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.

Së dyti, kufizimin e përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat”.

“Dhe së treti, auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Po të shohësh se çfarë shpenzojnë e kupton se interesat e tyre të lidhura me interesat e oligarkëve mundësojnë që në fushatat elektorale të hidhen miliona e miliona euro në çdo qytet, me një qëllim, kapjen dhe blerjen e vullnetit të qytetarëve”, tha ai.

Sipas Bashës, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, nxjerrja e kriminelëve jashtë Parlamentit, jashtë bashkive dhe zyrave të tjera të pushtetit ku kanë ardhur e ku tashmë janë të paligjshëm në raport me legjislacionin e vendit, në raport me ligjin për dekriminalizimin.

“Reforma në drejtësi po jo ashtu siç e do kryeministri, që t’i presë këmbët, duart, gjuhën drejtësisë në mënyrë që të mos veprojë aty ku duhet të veprojë sa më parë, ku është lufta kundër korrupsionit. Por një drejtësi të pavarur, profesionale, të trajnuar nga SHBA-të. Një Byro Kombëtare të Hetimit që detyrë të parë të kenë vënien para drejtësisë të zyrtarëve të nivelit të lartë që vjedhin shumat e parave në nivele të tilla marramendëse. E duke bërë këtë deprivojnë fëmijët dhe familjet shqiptare nga buka e gojës, nga vendet e punës dhe nga zhvillimi. Këto janë tre çështjet për të cilat në Uashington kam marrë jo vetëm mirëkuptim por edhe mbështetje të madhe”, tha kreu i PD-së.

“Drejtuesit dhe anëtarët e Vatra-s kanë mbështetur dhe inkurajuar vazhdimin e aksionit politik të opozitës duke ofruar dhe ndihmën e tyre në këtë drejtim”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori