LAJMI I FUNDIT:

Basha: Përplasjet mes policisë së Lezhës e Mirditës tregojnë degradimin e shtetit

Basha: Përplasjet mes policisë së Lezhës e Mirditës tregojnë degradimin e shtetit

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë në kryeqytet, ku është shprehur se shkarkimi në bllok i oficerëve të policisë që kryen operacionit antidrogë në Lezhë e Mirditë treguan se “kush është padroni i vërtetë i drogës në Shqipëri”.

“Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën por po lufton edhe shteti brenda shtetit. Mbi tre tonë drogë kanë kapur në ish-pularinë në Rrëshen, jo në majë të malit por në qytet, në ish-pularin në Rrëshen. Prej katër apo pesë orësh e mbanin të rrethuar dhe nuk guxonte të hynte policia. Policia e Rrëshenit kishte braktisur operacionin, policia e Lezhës nuk guxonte të hynte. Është treguesi më i qartë i kriminalizimit të shtetit e të policisë nga Edi Rama, e ka vënë në funksion të padronëve të drogës. Ka tregues më të qartë se kush është i zoti i drogës?! E kush tjetër përveç Edi Ramës.”, tha Basha.

Vetëm gjatë vitit 2016, nga janari deri në shtator, 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar 42.2 milionë dollarë. Me këto para mund të hapeshin 55 mijë vende pune në një vit, tha më tej kreu i PD-së.

“Droga, krimi, hajdutëria qeveritare, këto janë tre përgjegjësit kryesore për gjendjen e vendit. Subvencione jo, vende pune jo, investime jo. Pse?! Sepse kjo është zgjedhja e Edi Ramës. Jo se nuk ka lekë, siç gënjen lartë e poshtë, se lekë për miqtë e vet ka. Pse paske lekë ti për t’i dhënë Vilma Nushit 1.7 miliard, 134 milionë dollarë të tjera i ka marrë 11-sha, kombëtarja e korrupsionit. Dy herë vetëm muajin që sapo lamë mbrapa ka marrë çarterin, 80 mijë euro për Bruksel, 85 mijë euro për në Hamburg. Në qoftë se vendi duhet të shohë një ditë të bardhë kushti numër një është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij Kryeministri”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori