LAJMI I FUNDIT:

Basha debuton me Arisin, shënon gol nga penalltia

Basha debuton me Arisin, shënon gol nga penalltia
Migjen Basha sa ishte pjesë e Comos në Serie B

Migjen Basha ka debutuar tek skuadra e tij e re Aris.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ditë më parë ka kompletuar transferimin në Greqi.


Pas aventurës me Barin në Serie B, Basha u largua nga kjo skuadër si futbollist i lirë.

Edhe pse kishte oferta nga Serie B dhe kampionati izraelit, Basha vendosi për Arisin.

E në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës belge Beerschot Antwerp, Basha ka debutuar me gol nga penalltia.

Migjen Basha është prezantuar te Arisi i Selanikut, ku ka nënshkruar kontratë dyvjeçare
Lexo po ashtu Migjen Basha është prezantuar te Arisi i Selanikut, ku ka nënshkruar kontratë dyvjeçare

31-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të pranë rezultatit 0-0.

Kështu përfunduan 90 minutat ndërsa ndeshja shkoi në penallti.

Arisi fitoi me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Basha shënoi penalltinë e dytë.

Debutim i mirë i Bashës me skuadrën e tij të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori