LAJMI I FUNDIT:

Basha: Beteja përfundon me largimin e qeverisë

Basha: Beteja përfundon me largimin e qeverisë

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, tha se beteja e nisur nga opozita është pa kthim.

Sipas tij, beteja do të përfundojë vetëm pas largimit të Qeverisë së Edi Ramës.


“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqenies për njerëzit”, ka shkruar Lulzim Basha në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/