LAJMI I FUNDIT:

Bartmoeu: Vidal nuk largohet nga Barca

Bartmoeu: Vidal nuk largohet nga Barca
Arturo Vidal (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Arturo Vidal do të qëndrojë në Camp Nou dhe nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori kilian është lidhur me një largim nga Blaugranët me Interin si një prej klubeve me të interesuara për shërbimet e tij.

“Nuk presim asnjë lëvizje në janar. Kemi një skuadër të baraspeshuar; nuk na mungon asgjë, por nuk guxojmë ta humbim askënd”.

Arturo Vidal (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Më ka ndodhur disa herë deri më tani (kur një lojtar ka shprehur dëshirë të largoeht). Asnjëherë në janar, por në fund të sezonit. Në disa raste, i kemi lejuar të largohen. Në raste të tjera, i kemi bindur të qëndrojnë”, ka deklaruar Bartomeu për La Repubblica.

Vidal do të udhëtojë në mesjavë në Milano, por si lojtar i Barcës dhe do të luajë pikërisht kundër Interit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/