Aktori irlandez Barry Keoghan ka reaguar ndaj thashethemeve për ndarjen nga Sabrina Carpenter dhe akuzave se ai e tradhtoi me Breckie Hill.

Në një deklaratë në Twitter, ai shpjegoi vendimin për të çaktivizuar Instagramin dhe dënoi urrejtjen dhe shpifjet ndaj tij.


“Mund të duroj shumë, por ka ardhur momenti të flas. Emri im është tërhequr zvarrë në mënyra të padrejta, duke kaluar çdo kufi”, shkroi ai, duke shtuar se mesazhet që ka marrë janë “gënjeshtra dhe urrejtje çnjerëzore", shkruan DailyMail.

92913845 14169271 image a 89 1733606004070

Barry theksoi se fokusi i tij mbetet te djali i tij dyvjeçar, Brando, dhe se dëshiron të jetë një model i mirë për të.

Ai kritikoi ndërhyrjen në jetën personale dhe kërkoi respekt, duke përmendur se këto thashetheme mund të ndikojnë tek i biri kur ai të rritet.

92902069 14169271 The Saltburn star 32 was an active user on the social media plat a 105 1733606587690

Deklarata vjen pas ndarjes nga Sabrina dhe thashethemeve që përfshijnë yllin e OnlyFans, Breckie Hill.

Pas publikimit të fotografive të fundit në Instagram, Barry e çaktivizoi llogarinë, duke preferuar të largohet nga rrjetet sociale në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi/

92914273 14169271  I can only sit and take so much My name has been dragged across a 124 1733608389287

92901801 14169271 Barry Keoghan has deactivated his Instagram in the wake of his s a 106 1733606791983