LAJMI I FUNDIT:

Barometri: 80 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën

Barometri: 80 për qind e qytetarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.

Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.

Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.

Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.

Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori