LAJMI I FUNDIT:

Barka me emigrantë fundoset në Detin Mesdhe, shtatë të vdekur (Foto)

Barka me emigrantë fundoset në Detin Mesdhe, shtatë të vdekur (Foto)

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Detit Mesdhe, teksa shtatë persona kanë humbur jetën pasi një barkë me qindra emigrantë në bord u fundos pas nisjes nga Libia.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të rojave bregdetare italiane, më shumë se 500 klandestinë janë shpëtuar, teksa operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë. Në këtë aksion janë angazhuar edhe helikopterë të cilët dërguan jelekë shpëtimi në vendin e ngjarjes.


Sipas autoriteteve, shkaku i këtij incidenti me përmasa tragjike ka qenë vjetërsia e mjetit lundrues si dhe tejmbushja e tij me pasagjerë përtej kapaciteteve. Ata shtojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Në një kohë kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme është reduktuar ndjeshëm pas mbylljes se kufijve nga Maqedonia, në Evropë mijëra azil-kërkues po vijnë çdo ditë nga Afrika veriore.

Mediat ndërkombëtare raportuan se një tjetër fluks prej afro 1.000 emigrantësh të cilët janë shpëtuar nga autoritetet italiane pritet të mbërrijnë në portin e Salernos gjatë orëve në vijim. Zyrtar ët e vendeve evropiane kanë bërë thirrje për më shumë masa sigurie në Detin Mesdhe.

Barka 2

Barka 3

Barka 4

Barka 5

Barka 6

Barka 7

Barka