eksperti-banner

Barcelona raportohet se i ka ofruar Paris Saint-Germain rreth 80 milionë euro plus Philippe Coutinho për Neymar.

Katalanasit janë të etur për ta rikthyer në radhët e veta lojtarin që i braktisi dy vjet më parë për t'u bashkuar me kampionët e Ligue 1.


Me Real Madridin që ka hyrë në garë ditëve të fundit, blaugranat kanë rritur interesimin për sulmuesin brazilian.

Coutinho 1 Coutinho (Getty Images)

Le Parisien pretendojnë se oferta me para plus një lojtar është bërë përmes një telefonate, megjithatë raportohet se nuk e kanë bindur klubin francez, të cilët e vlerësojnë Coutinhon rreth 120 milionë euro gjersa futbollistin e kanë transferuar për 222 milionë sosh.

I njëjti burim deklaron se 27-vjeçari mezi pret që të kthehet te Barcelona, megjithëse është larg arritja e një marrëveshje mes dyja skuadrave.

Ndryshe, braziliani gjatë ndeshjes së fundit është vërshëlluar prej anës së tifozëve gjatë takimit të parë të sezonit të ri francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app