Francezi ka tërehqur vëmendjen e shumë top klubeve pas performancave fantastike në Ligue 1 dhe ndër klubet që kanë pyetur gjendjen e tij kontraktuale ka qenë edhe Barcelona.

“Mund të konfirmoj se unë kam diskutuar për Valbuenan me zëvëndëspresidentin e Barcelonës, Andoni Zubizarreta”.


“Ai është ndjerë njëjtë sikurse stafi teknik i Barcës: Ai është lojtar shumë i mirë i cili u pëlqen atyre. Ai më ka thënë se disa prej lojtarëve ofensivë të Barcelonës do të largohen këtë verë. Por, Mathieu tani për tani ështëte Marseille dhe ndihet i lumtur”, është shprehur agjenti Christophe Hutteau. /Telegrafi/

telegrafi sport app