LAJMI I FUNDIT:

Barca shkatërron rivalin lokal, një fitore larg titullit (Video)

Barca shkatërron rivalin lokal, një fitore larg titullit (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 5-0.

Barca ishte më e mirë gjatë gjithë takimit në derbin lokal, duke mos i dhënë mundësi asnjëherë mysafirëve të luajnë lojën e tyre.


Ishte magjiku Lionel Messi, futbollisti që shënoi për epërsinë e skuadrës nga Camp Nou,e  gjitha kjo në minutën e tetë.

Argjentinasi e ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë për të çuar në këmbë të pranishmit në stadium.

Katalunasit shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen mysafire në minutën 52-të për ta dyfishuar epërsinë. Luis Suarez ishte protagonist (52’), ndërsa goli erdhi falë asistimit nga Messi.

Uruguaianit nuk iu desh shumë kohë që ta shënonte edhe golin e dytë personal (61’).

Fitoren e Barcës me goleadë e vendosën dyshja braziliane Rafinha (74’) dhe Neymar (83’).

Barcelona tani ka 88 pikë, apo një më shumë se Real Madridi në vendin e dytë dhe tre më shumë se Atletico. /Telegrafi/

1-0: Magjike, Messi shënon supergol nga gjuajta e lirë.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

2-0: Leo Messi asiston, Luis Suarez shënon.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

3-0: Luis Suarez i pandalshëm, tjetër gol nga uruguaiani.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

4-0: Goli i Rafinhas, gabon portieri i RCD Espanyol de Barcelona, SAD/

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016

5-0: Goli i Neymar ndaj Espanyoit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016