Barazon Roma, fiton Lazio (Video)

Mysafirët bënë lojë defensive në fraksionin e parë duke i mbajtur të heshtur kundërshtarët, të cilët patën raste përmes Gervinho, Ljajic e Keita.
Giallorossët vazhduan ta kërkonin golin edhe në gjysmën e dytë, por nuk ia dolën të shënonin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Rivali lokal i Romës, Lazio, ka regjistruar fitore prej 1-0 si mysafir i Udineses me golin e Antonio Candrevas (23’) të shënuar nga penaltia.
Ndërkaq, Genoa e ka mposhtur Hellas Veronan me rezultat 5-2.
Roma është gjashtë pikë prapa Juventusit që këtë javë luan kundër Cesenas. Lazio mbetet pesë pikë prapa pozitës së tretë (Napoli). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































