LAJMI I FUNDIT:

Baraliu tregon kush e ka të drejtën finale për krijimin e qeverisë

Baraliu tregon kush e ka të drejtën finale për krijimin e qeverisë

Kosova mund të përballet me një ngërç të ri politik kur është koha për formimin e Qeverisë. Lidhur me këtë, njohësit e çështjeve juridike thonë se për formimin e qeverisë janë disa skenare që mund të ndodhin.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherësh eksperti për çështje juridike, Mazllum Baraliu ka konfirmuar se koalicioni PAN e ka mundësinë e para që ta formojë qeverinë.

Mirëpo, sipas tij, nëse e njëjta dështon atëherë kjo do t’i kalojë me automatizëm ndonjë grupacioni tjetër politik.

“Koalicioni PAN në qoftë se mundet ai e ka radhën duke u nisur sipas nenit 95 të kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka të drejtën që ta formojë qeverinë dhe të bëjë një kabinet prej 61 deputetësh”, ka thënë Baraliu.

Më tej, profesori universitar ka shpjeguar edhe rastin se nëse as koalicioni i dytë apo partia e dytë nuk mund ta formojnë qeverinë, cili grup tjetre mundet ta bëjë.

Ai thotë se është një e drejtë diskrecionale e presidentit të Republikës që t’ia jap mandatin grupacionit të tretë politik për formimin e qeverisë. Në rast se edhe kjo nuk bëhet, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“I pari subjekt politik që ta formojë qeverinë i takon e drejta koalicionit PAN ta japin propozimin te presidenti dhe ai të ja aprovoj këtë të drejtë dhe ti mandatojë që ata vetë të formojnë qeverinë. Nëse nuk munden, atëherë i takon çdo subjekti politik apo grupacion politik në këtë rast koalicionit LDK-AKR-Alternativa nëse normalisht arrijnë që t’i kenë numrat. Nëse jo, atëherë  koalicionit eventual paszgjedhor që mund të jetë Vetëvendosja si partia më e madhe që ka dalë numerikisht dhe LDK-ja me ata të vetë e kështu me radhë, pra me minoritetet ose edhe me ndonjë parti politike më të vogël. Pra kush arrin i dyti  si parti e dytë pas asaj PAN-it si koalicion i pare mund ta bëjë dhe duhet ta bëjë qeverinë në afat prej 15 ditësh”, ka thënë Baraliu. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori